Zaev: Duel me Mickoskin në çdo kohë, por së pari të tregojë nëse e përkrahë Marrëveshjen e Prespës
Kryeministri Zoran Zaev sot edhe një herë përsëriti se pranon duel televiziv në çdo kohë dhe në çfarëdo mediumi me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vetëm nëse ai para kësaj deklarohet se është për anëtarësim në NATO dhe BE përmes pranimit të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa nëse nuk është për atë, duhet qartë ta thotë dhe të ofrojë alternativë.