BotëBotë.Portal

Xhuliani: Tamp me Maler? Vetëm mbi trupin tim të vdekur

Avokati i presidentit amerikan, Donald Tramp, Rudi Xhuliani deklaroi se klienti i tij nuk do të ulet të bisedojë me këshilltarin special Robert Maler që të përgjigjet në pyetjet shtesë në kuadër të hetimit për gjoja implikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Uashington, 17 dhjetor 20918 (MIA) – Avokati i presidentit amerikan, Donald Tramp, Rudi Xhuliani deklaroi se klienti i tij nuk do të ulet të bisedojë me këshilltarin special Robert Maler, që të përgjigjet në pyetjet shtesë në kuadër të hetimit për gjoja implikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

“Vetëm mbi trupin tim të vdekur”, deklaroi Xhuliani për “Foks njuz sandej”, i cili është kryebashkiaku i mëparshëm i Nju-Jorkut, dhe ish-prokuror federal.

“Blumberg” thekson se Xhuliani në një intervistë tjetër për Ej-Bi-Si ka marrë qëndrim më pak vendimtar drejt çështjes nëse ka mundësi që Trampi të bisedojë me Malerin.

Agjencia amerikane potencoi se kjo është intervista e parë e Xhulianit pasi që ish-avokati i Trampit, Majkëll Koen më 12 dhjetor u dënua me tre vite burg për mitmarrje ndaj grave të cilat kanë pohuar se kanë pasur afera me Trampin.

Koen në disa momente deklaroi se Trampi ka dhënë urdhër për ato pagesa, ndërsa presidenti amerikan mohoi.

Në një intervistë për Ej-Bi-Si Xhuliani e quajti Koenin “gënjeshtar patologjik” i cili nuk ka dëshmi që t’i mbështesë pohimet e tij. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close