0_Maqedoni.PortalMaqedoni

Universiteti i Tetovës e shënoi përvjetorin 24-të të themelimit

Me homazhe te varri i themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, dhe busti i dëshmorit të arsimit, Abdylselam Eminit, Universiteti i Tetovës e filloi agjendën për shënimin e  24-vjetorit të themelimit. Në nderim të  sakrificës së popullatës shqiptare të këtyre trevave për të pasur Universitet në gjuhën shqipe si dhe rrugëtimin e Universitetit ndër vite, që nga themelimi e deri më sot, në amfiteatrin e Rektoratit u mbajt akademi solemne, në të cilën morën pjesë rektorë dhe drejtues universitetesh, akademikë, senatorë, dekanë, profesorë, studentë si dhe shumë personalitete nga jeta politike, diplomatike, kulturore dhe shoqërore.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close