0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

U përmbys një autobos nga Maqedonia në Leskovac, tre viktima dhe 32 të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në autostradën Leskovac  sot në mëngjes në orën 1:45 minuta, në të cilin humbën jetën tre shtetas të Maqedonisë, një burrë dhe dy gra, ndërsa 32 persona janë lënduar. 

Beograd, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në autostradën Leskovac  sot në mëngjes në orën 1:45 minuta, në të cilin humbën jetën tre shtetas të Maqedonisë, një burrë dhe dy gra, ndërsa 32 persona janë lënduar.

Sipas policisë serbe, aksidenti ndodhi kur një autobus me targa të Maqedonisë nga kompania strugane Euro Bus, që udhëtonte në linjën nga Struga në Vjenë, doli nga rruga dhe u përmbys në udhëkryqin Peçenjevci në afërsi të Leskovacit.

Autobusi u nis nga Maqedonia mbrëmë rreth orës 20:00 dhe kishte pasagjerë nga disa vende të Maqedonisë dhe një nga të lënduarit  për mediat deklaroi se nuk e mban mend aksidentin sepse të gjithë flinin në atë moment.

Në aksident, një burrë dhe dy gra – shtetas të Maqedonisë vdiqën në vendin e ngjarjes. Siç informojnë burri është nga fshati Buçim në Krushevë dhe njëra nga gratë është nga Koçani.

Të gjithë personat janë identifikuar dhe katër vetë pas dhënies së ndihmës mjekësore janë kthyer për në Maqedoni me iniciativën e tyre.

Në spitalin në Leskovac në mëngjes, ekipet mjekësore nga Leskovac dhe Nishi transferuan 28 persona, ndërsa katër në spitalin e Nishit.

Inspektimi në terren u krye nga policia e Nishit dhe Leskovacit, por ende nuk është njoftuar se si ndodhi aksidenti.

 

Таг
Back to top button
Close
Close