BallkanBallkan.Portal

Turqia e mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë e mbështet transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, duke porositur se kjo paraqet të drejtë sovrane të shtetit të Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë e mbështet transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, duke porositur se kjo paraqet të drejtë sovrane të shtetit të Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ankaraja zyrtare, siç theksohet në kumtesën e mbrëmshme, pret se transformimi do të zhvillohet në mënyrë demokratike, në pajtim me Kushtetutën dhe në koordinim me NATO-n dhe se ushtria e ardhshme do të jetë në shërbim të paqes në rajon.

“Turqia, si vend ballkanik dhe anëtare e NATO-s e cila kontribuon në KFOR dhe FSK, duke i marrë parasysh ligjet e miratuara nga Parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në Ushtri si e drejtë sovrane, gjithashtu i mendon si adekuate deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit, i cili do të zgjasë me vite të tëra, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe do t’i përfshijë të gjitha komunitetet në Kosovë në kuadër të Kushtetutës, në koordinim me NATO-n dhe në atë mënyrë që do të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në kumtesë.

Ambasada e Turqisë në Prishtinë thekson se Ankaraja “në pajtim me rëndësinë që ia jep paqes dhe stabilitetit në rajon, do të vazhdojë me mbështetje për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Mediumet në Prishtinë theksojnë se kjo është “edhe një forcë e madhe ushtarake”, pas SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës , e cila në mënyrë eksplicite e mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës. ia/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close