BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Tahiri: Në vitin 2019 do të fillojë konfiskimi i pronës së fituar në mënyrë të paligjshme të funksionarëve kosovarë

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri shfaqi bindje se gjatë vitit 2019 do të fillojë të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme e funksionarëve dhe do të shkatërrohen grupet kriminale, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri shfaqi bindje se gjatë vitit 2019 do të fillojë të konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme e funksionarëve dhe do të shkatërrohen grupet kriminale, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tahiri thotë se janë përmirësuar ligjet në sistemin juridik dhe se nga momenti kur do të hyjnë në fuqi, që pritet të ndodh shumë shpejtë me shpalljen e tij në “Gazetën zyrtare”, gjykatësit dhe prokurorët do t’i kenë në dispozicion instrumentet për luftë kundër korrupsionit dhe pronës së konfiskuar në mënyrë të paligjshme.

“Besoj se viti i ardhshëm do të jetë më i fuqishëm në luftën kundër këtyre paraqitjeve, sepse janë rritur kapacitetet në gjyqësi dhe prokurori dhe kemi kryer avancim të ligjeve”, deklaroi Tahiri për portalin “Ekonomia Onlajn”.

Ai paralajmëroi se prioriteti i tij në vitin e ardhshëm do të jetë konfiskimi i pronave të cilat janë fituar në mënyrë të paligjshme.

Ministri Tahiri thotë se Qeveria e ka plotësuar edhe kushtin e fundit për liberalizimin e vizave dhe ajo është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close