0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalEkonomiVideo deklaratë

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Maqedonia prezantohen para biznesmenëve japonez

Siguri juridike, mbrojtje nga korrupsioni, sistem të favorshëm tatimor, por edhe prognozim në dhjet vitet e ardhshme kërkojnë kompanitë japoneze kur vendosin të investojnë në ndonjë vend. Gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi i perceptojnë si tërësi, jo secilin vend veç e ve, pasi do të ishte hap i vogël, ndërsa periudhën e kaluar pas lansimit të iniciativës së kryeministrit japonez Shinxo Abe në janar për bashkëpunim mes rajonit dhe Japonisë rritet interesi i tyre për investim në këtë territor që e konsiderojnë si lokacion të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh Evropën, Afrikën e Azinë.

Back to top button
Close
Close