BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Shpërthim i një bombe në oborrin e televizionit grek Skaj

Një shpërthim i fuqishëm ka jehuar mbrëmë në oborrin e televizionit grek Skaj, duke shkaktuar vetëm dëm material, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Një shpërthim i fuqishëm ka jehuar mbrëmë në oborrin e televizionit grek Skaj, duke shkaktuar vetëm dëm material, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës 2.30 sipas orës lokale (1.30 sipas orës së Evropës së Mesme) i kanë paraprirë dy telefonata anonime në portalin informativ Zuglla dhe në televizionin grek Antena.

Në telefonata, një person i panjohur ka paralajmëruar se është vendosur mjet shpërthyes në Skaj, me ç’rast disa herë është potencuar se nuk bëhet fjalë për farsë dhe se bomba do të shpërthejë pas 45 minutave.

Policia menjëherë e ka mbyllur pjesën rreth ndërtesës së televizionit, ndërsa sipas Skaj, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa janë thyer xhamat e dritareve nga kati i parë deri në të gjashtin.

Në vend që nga studioja televizive, emisioni informativ i mëngjesit të Skaj, sot transmetohet nga oborri i televizionit.

Tash për tash asnjë nga organizatat terroriste të Greqisë nuk e ka marr përgjegjësinë për shpërthimin. sr/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close