0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë Botë

Seancë përkujtimore për kryetarin e ndjerë të komunës së Ohrit, Stojanoski

Seancë përkujtimore do të mbahet sot në Ohër me rastin e vdekjes së kryetarit të kësaj komune, prof.dr. Jovan Stojanoski.

Ohër, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Seancë përkujtimore do të mbahet sot në Ohër me rastin e vdekjes së kryetarit të kësaj komune, prof.dr. Jovan Stojanoski.

Seanca përkujtimore do të mbahet në sallën e madhe të komunës me fillim në orën 10:00.

Këshilli i komunës së Ohrit në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të thirrur me rastin e vdekjes së Stojanoskit, njëzëri solli vendim sot të shpallet ditë zie në territorin e komunës.

Në pajtim me vendimin, për sot anulohen të gjitha manifestimet nga karakteri kulturor argëtues.

Varrimi do të bëhet në orën 14:00 në Varrezat e qytetit të Ohrit.

Në seancën përkujtimore dhe në ceremoninë e varrimit është paralajmëruar prania e personaliteteve të njohura nga politika dhe jeta publike, ndërsa mes tyre edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili, siç kumtoi Qeveria, për shkak të vdekjes së Stojanoskit e anuloi pjesëmarrjen në ngjarjen për hapjen e një pjese të autostradës në Bullgari.

Kryetari i komunës së Ohrit, prof.dr. Jovan Stojanoski ndërroi jetë sot në automjetin e shërbimit për ndihmë të parë mjekësore, rrugës për tek Qendra për sëmundje kardiovaskulare.

Stojanoski ishte profesor në fakultetin për turizëm dhe hotelieri në Ohër, ndërsa funksionin si kryetar komune e ka kryer nga 20 tetori i vitit të kaluar, pas fitores në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale.

Stojanoski është lindur më 7 gusht të vitit 1970 në Ohër, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close