BallkanBallkan.Portal

Seancë e Këshillit të Sigurisë të KB-së për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Në Nju-Jork sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të ketë diskutim rreth formimit të Ushtrisë.

Nju-Jork, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Në Nju-Jork sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të ketë diskutim rreth formimit të Ushtrisë.

Kosova në këtë mbledhje do të përfaqësohet nga presidenti Thaçi.

Thaçi, në konferencë për media, para nisjes për në Nju-Jork, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se pavarësisht diskutimeve në Këshillin e Sigurimeve, formim i Ushtrisë sipas tij, është proces i pakthyeshëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë ka folur për takimin për Kosovën që pritet të zhvillohet në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Ai ka shtuar se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk jep ndonjë arsye për t’u frikësuar, por për të festuar.

“Takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është urgjent për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Twitter.

“E vërteta të thuhet, transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, nuk jep arsye për t’u frikësuar, por për të festuar sepse ky veprim konfirmon përkushtimin e Kosovës për institucione multietnike. Tani fokusi është në dialog, për t’i siguruar Kosovës një ulëse në OKB”, theksoi Thaçi.

Vuçiq të shtunën deklaroi se do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Siurisë “që ta thotë të vërtetën për atë sa punë dhe energji ka investuar Serbia që të arrihet kompromis, e sa të tjerët nuk e kanë dashur këtë”. mb

Таг
Back to top button
Close
Close