EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Qeveria franceze pranoi se ka bërë gabime në krizën me protestat e “jelekëve të verdhë”

Paris, 17 dhjetor 2018 (MIA) - Kryeministri francez Eduard Filip në intervistë për gazetën "Lez Eko" pranoi se Qeveria ka bërë gabime në krizën me protestat e "jelekëve të verdhë" dhe se nuk i kishte dëgjuar sa duhet francezët.

Paris, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Kryeministri francez Eduard Filip në intervistë për gazetën “Lez Eko” pranoi se Qeveria ka bërë gabime në krizën me protestat e “jelekëve të verdhë” dhe se nuk i kishte dëgjuar sa duhet francezët.

Të shtunën në protestat përgjatë gjithë Francës u përfshinë dyfish më pak persona më krahasim me javët e kaluara.

“Betejat përfunduan, tani e kanë radhën debatet”, deklaroi kryetari i Asamblesë Kombëtare Rishar Feran.

Filip për “Lez Eko” gjithashtu deklaroi se masat të cilat i publikoi presidenti Makron do të kushtojnë rreth 10 miliardë euro. Këtu bën pjesë ndërprerja e tatimit për karburante, ngrirja e çmimeve të energjisë elektrike dhe të gazit, rritja mujore prej 100 euro e pagave minimale dhe ndërprerja e tatimit për pensionet e ulëta. Sipas Filip, me zbatimin e këtyre masave, deficiti i buxhetit për vitin 2019 do të arrijë 3,2 për qind nga 2,8 për qind të projektuar më herët.

Feran, iu bëri thirrje “jelekëve të verdhë” që t’i formulojnë kërkesat e tyre në “platformë të propozimeve” ose t’i shprehin në zgjedhjet e ardhshme – zgjedhjet evropiane në maj të vitit 2019.

Sipas një ankete të realizuar para pak kohësh, 21 për qind e votuesve në ato zgjedhje planifikojnë të votojnë për Frontin Kombëtar djathtist ekstremist të Marin Le Pen, ndërsa 20 për qind për “Republika, përpara!” të presidentit Emanuel Makron.

Pas protestave katër javë me rend gjatë fundjavave, popullariteti i presidentit Emanuel Makron ra shumë dhe tani vetëm 23 për qind e të anketuarve janë të kënaqur nga qeveria e tij, ndërsa 76 për qind nuk janë të kënaqur. Këtë e tregoi anketa e publikuar javën e kaluar në gazetat franceze.

“Makron prej sot e tutje do të duhet të sillet më me kujdes me sindikatat dhe kryetarët e komunave dhe të mbajë kontakt të drejtpërdrejtë me francezët”, theksoi sociologu Shan -Daniel Levi.

Таг
Back to top button
Close
Close