0_Magazinë.PortalSkena

Publikohen nominimet për Globin e Artë

Në Los Anxhelos sot u publikuan nominimet e kandidatëve të këtij vitit për çmimet e filmit Globusi i Artë.

Los Anxhelos, 6 dhjetor 2018 (MIA) – Në Los Anxhelos sot u publikuan nominimet e kandidatëve të këtij vitit për çmimet e filmit Globin e Artë.

Të nominuarit madje në 25 kategori i prezantuan aktorët Teri Kruvs, Danai Gurira, Lesli Man dhe Krisitian Slejter.

Në kategorinë Drama më e mirë për çmim konkurrojnë “Black Panther”, “BlacKkKlansman”, “Bohemian Rhapsody”, “If Beale Street Could Talk” dhe debi regjisorë i Bredli Kuper “A Star Is Born”.

Për Globin e Artë në konkurrencën mjuzikël dhe komedi garojnë “Crazy Rich Asians”, “The Favorite”, “Green Book”, “Mary Poppins Returns”, “Vice”.

Mes të nominuarve për aktorë më të mirë në kategorinë dramë janë Bredli Kuper, Ulliam Defo, Xhon Dejvid Uashington, Rami Malek dhe Likas Hexhis, ndërsa në kategorinë e njëjtë mes aktorëve të nominuar janë Glen Klousm Nikol Kidman, Lejdi Gaga, Melisa Makartin dhe Rozamund Pajk.

Për çmimin për regjisor më të mirë shpresojnë Bredli Kuper, Alfonso Kuaron, Piter Fareli, Spajk Li dhe Adam Mekki.

Nominimet për Globin e Artë zakonisht paralajmërojnë çfarë epilogu duhet të pritet në ndarjen e Oskareve, ndërsa mes favoritëve për triumf në të dy ceremonitë janë Bredli Kuper dhe filmi “A star is born”.

Transmetimin e Globit të Artë të 76-të do ta bëjë En-Bi-Si, ndërsa ai mund të ndiqet në 210 vende dhe territore në mbarë vendin. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close