BotëBotë.Portal

Presidenti i Sudanit, lider i parë arab për vizitë Siri

Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir udhëton për vizitë në Damask, që është vizitë e parë e një lideri arab në kryeqytetin sirian që nga fillimi i konfliktit në këtë  vend të Lindjes së Afërt.

Damask, 17 dhjetor 2019 (MIA) – Presidenti i Sudanit, Omar al Bashir udhëton për vizitë në Damask, që është vizitë e parë e një lideri arab në kryeqytetin sirian që nga fillimi i konfliktit në këtë  vend të Lindjes së Afërt.

Bashiri në aeroportin në Damask u prit nga presidenti sirian Bashar al Asad.

Mediat shtetërore siriane lajmëruan se të dy liderët kanë biseduar në Pallatin Presidencial për zhvillimin e ngjarjeve në rajon dhe në Siri.

Asadi ka theksua se Siria do të mbetet e përkushtuar në “identitetin e saj arab” edhe krahas kësaj që vendi akuzoi disa shtete arabe, para së gjithash Arabinë Saudite, se e nxisin konflikte me kryengritësit e armatosur.

Siria ishte përjashtuar nga Liga Arabe pas shpërthimit të luftës në vitin 2011.

Arsyeja për vizitën e presidentit të Sudanit Al Bashir nuk dihet.

Таг
Back to top button
Close
Close