Kryetari i Real Madridit, Florentino Perez nuk është i kënaqur nga tensionet rreth Iskos, si dhe mosmarrëveshjes midis lojtarit dhe mentorit Santijago Solari. Gjatë ndeshjes me CSKA Moska madje shpërtheu edhe skandal, ku qendër ishte Isko dhe debatet e tij me tifozët vendas.