Parashkimi i motit

Mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës

 Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje lokale të kohëpaskohshme kryesisht të borës, përveç në skaj të juglindjes ku reshjet do të jenë të shiut. Më shumë reshje do të ketë pasdite në pjesët perëndimore të vendit.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje lokale të kohëpaskohshme kryesisht të borës, përveç në skaj të juglindjes ku reshjet do të jenë të shiut. Më shumë reshje do të ketë pasdite në pjesët perëndimore të vendit.

Temperatura minimale do të lëvizë prej -9 deri në zero gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -2 deri në shtatë gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë temperatura do të lëvizë prej -6 deri në 1 gradë Celsius.

Në dy ditët e para të javës, moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten pritet mot stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta në mëngjes.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close