EvropëEvropë.Portal

Papa Françesku: Marrëveshja e re globale e KB-së të orientohet ndaj solidaritetit me emigrantët

Papa Françesku shfaqi shpresë se Marrëveshja e re Globale e Kombeve të Bashkuara për emigracionin do të orientohet ndaj solidaritetit me emigrantët.

Vatikan, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Papa Françesku shfaqi shpresë se Marrëveshja e re Globale e Kombeve të Bashkuara për emigracionin do të orientohet ndaj solidaritetit me emigrantët.

Para besimtarëve në sheshin “Shën Pjetri”, papa tha se marrëveshja joobliguese shërben si pikënisje për bashkësinë ndërkombëtare, e cila, shpreson se do të reagojë “me përgjegjësi, solidaritet dhe me ngushëllim ndaj atyre të cilët për shkak të arsyeve të ndryshme i kanë braktisur vendet e tyre”.

Marrëveshja globale për emigracion të KB-së zyrtarisht u miratua këtë muaj në konferencën ndërkombëtare në Marakesh, Marok, në të cilën rreth 85 për qind e vendeve anëtare të organizatën e mbështetën.

Kundër saj është SHBA-ja dhe disa vende të BE-së, siç është Hungaria, qeveria e të cilës zbaton politikë antimigruese,. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close