0_Maqedoni.PortalPolitikë

Nënshkrim i memorandumit për avancim të të drejtave të fëmijëve të cilët vijnë në kontakt me ligjin

Memorandum për bashkëpunim do të nënshkruhet sot në Qeveri, për avancimin e njohurisë së avokatëve dhe përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të cilët vijnë në kontakt me ligjin - fëmijë të cilët kanë kryer ose dyshohen për vepër penale, fëmijë dëshmitarë dhe fëmijë viktima.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Memorandum për bashkëpunim do të nënshkruhet sot në Qeveri, për avancimin e njohurisë së avokatëve dhe përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të cilët vijnë në kontakt me ligjin – fëmijë të cilët kanë kryer ose dyshohen për vepër penale, fëmijë dëshmitarë dhe fëmijë viktima.

Memorandumin do ta nënshkruajnë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, kryetari i Odës së avokatëve Lubomir Mihajlovski dhe Lazar Nanev, kryetar i organizatës joqeveritare për parandalim të delikuencës dhe delikuencës minorene.

Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është që të avancohet njohuria e avokatëve dhe të përmirësohet mbrojtja e të drejtave të fëmijëve të cilët vijnë në kontakt me ligjin – fëmijë të cilët kanë kryer ose dyshohen për vepër penale, fëmijë dëshmitarë dhe fëmijë viktima. Bashkëpunimi do të kontribuojë që të përforcohet lidhja midis të gjitha institucioneve, grumbullimit dhe shfrytëzimit të të dhënave për fëmijë në kontakt me ligjin.

Sipas Ligjit për të drejtat e fëmijëve, çdo avokat duhet të paktën pesë ditë gjatë vitit të ndjekë trajnim të specializuar për drejtësi për fëmijët. Memorandumi për bashkëpunim parasheh trajnime të specializuara për avokatë që punojnë me fëmijë në kontakt me ligjin sipas programit paraprakisht të përgatitur për mësim teorik dhe praktik. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close