0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Në Mal të Zi takim të Komisionit të Partneritetit SHBA-Karta e Adriatikut

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski sot dhe nesër në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut, në nivel të vendeve anëtare dhe vëzhgues të Kartës.

Pogdoricë. 17 dhjetor 2018 (MIA) – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski sot dhe nesër në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut, në nivel të vendeve anëtare dhe vëzhgues të Kartës.

Në takimin, i cili mbahet në suaza të kryesimit malazez me SHBA-Karta e Adriatikut Zhernovski do të ketë mundësi me kolegët të tij të rajonit të shkëmbejë mendime për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë, dinamikën e bashkëpunimit  rajonal dhe punën e SHBA-Karta e Adriatikut.

Në takim të Komisionit të Partneritetit i fundit në suaza të kryesimit malazez me SHBA-Karta e Adriatikut, ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sërgjian Darmanoviq do ta dorëzojë kryesimin për vitin 2019  shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.

Таг
Back to top button
Close
Close