0_Maqedoni.PortalPolitikë

Në Gjykatën Supreme debat për ankesën e Mitrinovskit rreth shkarkimit të tij

 Debati për ankesën e parashtruar nga Jordan Mitrinovski kundër vendimit të Këshillit gjyqësor të sjell në procedurë të hapur pas  kërkesë për shkarkimin e tij nga funksioni gjyqësor të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkup do të mbahet sot në Gjykatën supreme.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Debati për ankesën e parashtruar nga Jordan Mitrinovski kundër vendimit të Këshillit gjyqësor të sjell në procedurë të hapur pas  kërkesë për shkarkimin e tij nga funksioni gjyqësor të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkup do të mbahet sot në Gjykatën supreme.

Fillimisht debati u caktua për më datën 12 të këtij muaji, por u shty për sot me qëllim që të mundësohet prania e opinionit në seancën publike.

Procedura është ripërtërirë pas kërkesës për përsëritjen e procedurës të parashtruar nga Mitrinovski dhe në bazë të aktvendimit përfundimtar të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut – Aplication 6899/12 Mitrinovski v. the former Yugoslav Republic of Macedonia. 

“Në pajtim me aktvendimin përfundimtar nga GJEDNJ dhe legjislacionin vendor, organi i cili e ka bërë shkeljen e konventës është i obliguar t’i heqë të gjitha vendimet të cilat kanë dalë nga procedura me të cilën është konfirmuar shkelje e Konventës. Megjithatë, Këshilli Gjyqësor  RM-së duke vepruar sipas kërkesës për përsëritjen e procedurës, të njëjtën e pranoi në tërësi, por i hoqi vetëm Vendimin e KGJRM-së për shkarkimin e Jordan Mitrinovskit nga pozita e gjykatësit dhe Vendimin e Gjykatës Supreme të RM-së me të cilën refuzohet ankesa e parashtruar kundër vendimit të KGJRM-së për shkarkimin e Jordan Mitrinovskit, ndërsa të pabazë dhe në kundërshtim me rregullat vendore ligjore, KEDNJ-në dhe vendimin përfundimtar të GJEDNJ-së i la në fuqi – kërkesën për shkarkim të parashtruar nga gjykatësit JV kundër gjykatësit Jordan Mitrinovski dhe Vendimi me të cilin pranohet kërkesa për hapjen e procedurës dhe iniciohet procedura kundër gjykatësit Jordan Mitrinovskit”, theksohet në kumtesën e zyrës së tij. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close