Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1531.- Papa Klementi VII urdhëroi që në kryeqytetin portugez Lisbonë të fillojë inkuzicioni.1718. - Anglia i shpalli luftë Spanjës.

17 dhjetor 2018 (MIA)

1531.- Papa Klementi VII urdhëroi që në kryeqytetin portugez Lisbonë të fillojë inkuzicioni.

1718. – Anglia i shpalli luftë Spanjës.

1749. – Lindi Domeniko Çimaroza, kompozitor i njohur italian. Ai u bë i famshëm me operat e tij “Il matrimonio segreto” (Martesa sekrete).

1778. – Lindi Ser Hamfri Dejvi, shpikësi britanik i llampës së sigurisë në miniera. Ai zbuloi efektet anestetike të oksidit të azotit dhe përmes eksperimenteve të kryera, zbuloi elementët kimikë kalium dhe kalcium.

1830. – Vdiq Simon Bolivari. I njohur si “çlirimtari,” ai çliroi Kolumbinë në vitin 1819 dhe u zgjodh president i saj. Më vonë ai mori Venezuelën, Perunë dhe Ekuadorin prej spanjollëve. Peruja e sipërme mori emrin Bolivia.

1903. – Vilbur dhe Orvil Rajt kryen fluturimin e parë të suksesshëm me aeroplan “Flojer” në plazhin Kiti Hob të Karolinës së Veriut. Ato kryen katër fluturime, më i gjati i të cilëve zgjati gati 1 minutë.

1907. – Në Belfast vdiq Uiliam Tomson Kelvin, fizikanti anglez. Punoi në vendosjen e sistemit absolut të njësive të matjes, mori pjesë në vendosjen e kabllit telefonik transatlantik dhe përpunoi shkallën e temperaturës. Lindi më 26 qershor të vitit 1824.

1922. – Ushtarët e fundit britanik e braktisën Republikën e Irlandës.

1971. – Me dorëzimin e 90 mijë trupave pakistaneze përfundon Lufta Indi-Pakistan rreth çështjes së Pakistanit Lindor (më vonë Bangladesh).

1983. – Në Madrid, 83 vetë mbesin të vdekur nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë.

1987. – Në Shkup vdiq dr. Gjorgji Gavrilski, primariusi i parë dhe specialisti i parë i mjekësisë së përgjithshme në Maqedoni. Me punën e tij dha një kontribut të madh në shëndetësinë e Maqedonisë. Lindi në Sveti Nikole në vitin 1911.

1987. – Në  ishullin Maun Dezert, në shtetin amerikan Mjen vdiq Margaret Jursenar, shkrimtare franceze, romanciere, eseiste, dramturge, gruaja e parë e pranuar në akademinë franceze (1980).

1989. – Në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në Brazil pas 29 viteve fitoi Fernando Kolor de Melo.

1991. – Turqia i njohu të gjitha republikat sovjetike, të cilat shpallën pavarësi.

1993. – Finlanda e njohu Republiklën e Maqedonisë. Presidenti Mauno Koivisto e publikoi njohjen në një pritje zyrtare dhe i dorëzoi akt dhe e autorizoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë.

1996. – Asamblea e Përgjithshme e OKB-së emëron Kofi Anan, nga Gana, si Sekretar të Përgjithshëm për një mandat 5 vjeçar. Mandati i tij filloi më 1 janar 1997.

1998. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetur nga Britania e Madhe, filluan 4 ditë sulme ajrore ndaj Irakut. Qëllimi i tij ishin programet e armëve bërthamore, kimike dhe bakteriologjike të Irakut.

2005. – Këshilli Evropian i ndau Republikës së Maqedonisë statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

2011. – Vdiq Cesaria Evora, këngëtarja legjendare e Kepit të Gjelbër. Albumi i saj i tretë “Miss Perfumado” i cili është publikuar atë vit, ishte hit botëror  dhe janë shitur më shumë se 300.000 kopje.

2011. – Vdiq Kim Xhong-Il, lideri koreanoverior.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close