
Liverpul, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Menaxheri i Mançester Junejtedit, Zhoze Murinjo në stilin e tij tipik bëri shaka me rivalin e tij të ardhshëm në Premier Ligë. Sot, “djajtë e kuq” do të luajnë me Liverpulin, i cili ende nuk ka humbje këtë sezon.
Murinjo megjithatë deklaroi se e din ndjenjën të kesh fat, duke menduar në formën e lojtarëve të Jirgen Klopit.
“Ata janë në krye të tabelës, kuptohet, kanë vetbesim. E njoh atë ndjenjë mjaftë mirë – ndjenjën të kesh fat. E dini si e fituan Evertonin, e dinë se në ndeshjen e fundit goli i parë ishte nga ofsajdi, e dinë edhe se me Napolin kanë mundur të eliminohen në fund të ndeshjes. Ata kanë ndjenjë, të cilën edhe unë e kam pasur, kur gjithçka shkonte sipas planit”, tha portugezi.
Ndeshja mes Liverpulit dhe Mançester Junejtedit është në program sot nga ora 17. bsh/