0_Maqedoni.PortalSektori civil

MPJ: Janë identifikuar dy nga tre shtetasit e Maqedonisë të cilët e humbën jetën në Leskovac

 Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri më tani janë identifikuar dy nga tre personat të cilët e kanë humbur jetën mbrëmë në aksident, kur autobusi i "Euro bus" kishte rrëshqitur nga rruga në afërsi të Leskovacit, Serbi.

Shkup, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri më tani janë identifikuar dy nga tre personat të cilët e kanë humbur jetën mbrëmë në aksident, kur autobusi i “Euro bus” kishte rrëshqitur nga rruga në afërsi të Leskovacit, Serbi.

Bëhet fjalë për V.SH. burrë (68) nga f. Buçin, Krushevë dhe K.K., grua (68) nga Koçani. Dy personat u identifikuan nga dokumentet personale.

Tek viktima e tretë nuk janë gjetur dokumentet dhe tani për tani, siç theksojnë nga MPJ-ja, nuk ka konfirmim për identitetin e saj.

Përveç tre të vdekurve në aksident janë lënduar 32 persona, nga të cilët katër janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në rrezik për jetë.

Nga MPJ-ja informojnë se akomodimi do t’ju sigurohet të gjithë të lënduarve të cilët janë lëshuar nga spitali, nëse kanë nevojë për bujtje.

Drejt Leskovacit për vizitë tek personat e lënduar dhe në vendin e aksidentet janë drejtuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, si dhe një përfaqësues i ambasadës së Maqedonisë në Beograd. fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close