BallkanBallkan.Portal

Ministri turk pohoi se Trampi punon në çështjen e ekstradimit të Gylenit

Presidenti amerikan Donad Tramp i ka thënë kolegut të tij turk Rexhep Taip Erdogan se Uashingtoni punon në ekstradimin e predikuesit islamik Fetulla Gylen, të cilin Ankaraja e konsideron për organizator të grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi në vitin 2016. Këtë e pohoi ministri turk i Punëve të Jashtëm, Mevlud Çaushoglu.

Ankara, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Presidenti amerikan Donad Tramp i ka thënë kolegut të tij turk Rexhep Taip Erdogan se Uashingtoni punon në ekstradimin e predikuesit islamik Fetulla Gylen, të cilin Ankaraja e konsideron për organizator të grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi në vitin 2016. Këtë e pohoi ministri turk i Punëve të Jashtëm, Mevlud Çaushoglu.

“Tramp në Argjentinë i tha Erdoganit se punojnë për ekstradimin e Gjylenit dhe njerëzve të tjerë”, deklaroi Çaushoglu në konferencën në Doha.

Ministria amerikane e Drejtësisë dje mohoi se është planifikuar marrëveshje që Erdoganit t’i dorëzohen kundërshtarët, ndërsa En-Bi-Si të enjten njoftoi se administrata e Trampit kërkon mënyra për dorëzimin e Gjylenit për ta qetësuar presidentin turk. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close