BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Kurti: Pushteti me rezolutën për dialog me Serbinë përpiqet ta ulë entuziazmin për ushtrinë

 Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti i akuzoi partitë opozitare të Kosovës se me votimin e djeshëm të rezolutës për negociatat me Serbinë e ulin rëndësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti i akuzoi partitë opozitare të Kosovës se me votimin e djeshëm të rezolutës për negociatat me Serbinë e ulin rëndësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas Kurtit, pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i ligjeve me të cilat Kosova u bë me Ministri të Mborjtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) u transformuan në Ushtri të Kosovës, u mblodhën nënshkrime për seancë urgjente për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Punësimi dhe drejtësia, arsimi dhe shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto mund të presin, por dialogu me Serbinë është një çështje urgjente, thanë dje! Kush ka dashur ta ulë entuziazmin e popullit për ushtrinë e Kosovës? Kuptohet, askush si Serbia. Kjo ishte një punë urgjente. Prandaj shpejtë u shtrinë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Fejsbuk.

Koalicioni qeveritar, së bashku me deputetët e Partisë Socialdemokrate, gjegjësisht me ata të cilët e braktisën VV-në, dje në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit votuan për rezolutën për dialog me Serbinë. Me rezolutën, të propozuar pikërisht nga PSD-ja, formohet ekip negoiues me të cilin do të bashkëkryesojnë lideri i PSD_së dhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe VV-ja e kundërshtuan rezolutën dhe e akuzuan PSD-në se me këtë vetëm ia shton jetën koalicionit qeveritar. ia/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close