0_Web_Ballina - SllajderBallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

KTV: Haradinaj nesër do të takohet me Mogerinin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nesër në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen  e lartë për Politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, raporton televizioni nga Prishtina, KTV.

Prishtinë, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nesër në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen  e lartë për Politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, raporton televizioni nga Prishtina, KTV.

Takimi i delegacionit më të gjerë qeveritar sipas televizionit, do të mbahet në kuadër të procesit të zbatimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim midis Kosovës dhe BE-së.

Pritet të bisedohet edhe për krijimin e Ushtrisë e Kosovës dhe për taksën prej 100 për qind të importit të prodhimeve nga Serbia dhe BeH-ja, vendime të Qeverisë së Haradinaj në të cilat Mogerini ashpër kundërshtoi.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, kryeministri i Kosovës e akuzoi Mogerinin se e ka mbytur procesin negociues, me “deklarata e saja të papranueshme për korrigjimin e kufijve”.

“Mendoj se Mogerini e ka mbytur dhe e ka prishur dialogun. Nga dialogu për normalizim e shndërroi në dialog për territore dhe kufi, për këmbim, që për Ballkanin do të thotë destabilizim. Ajo realisht i shkaktoi dëme rajonit tonë, edhe me atë që lejon diskutim, por edhe me atë që publikisht deklarohet për atë. Është për t’u ardhur keq pas një investimi aq të madh të BE-së të lejohet një prishje e tillë”, deklaroi Haradinaj të martën e kaluar. ia/fb/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close