BotëBotë.Portal

Koreja e Veriut e dënoi administratën e SHBA-së për shkak të ashpërsimit të sanksioneve

Koreja e veriut sot e dënoi administratën amerikane sepse i ashpërsoi sanksionet dhe e përforcoi presionin ndaj vendit, ndërsa Pheniani njëkohësisht paralajmëroi se çarmatimi koreanoverior mund të bllokohet përgjithmonë.

Phenian, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Koreja e veriut sot e dënoi administratën amerikane sepse i ashpërsoi sanksionet dhe e përforcoi presionin ndaj vendit, ndërsa Pheniani njëkohësisht paralajmëroi se çarmatimi koreanoverior mund të bllokohet përgjithmonë.

“Uashingtoni ka ndërmarrë masa ndëshkuese madje tetë herë kundër kompanive, individëve dhe anijeve, jo vetëm në Korenë Veriore, por edhe në Rusi, Kinë dhe vende tjera të treta…”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë Veriore.

Ministria porositi se përgjithmonë do ta bllokojë rrugën ndaj denuklearizimit të Gadishullit korean nëse administrata e SHBA-së mendon se sanksionet e përforcuara dhe presioni do ta detyrojnë Phenianin të heqë dorë nga arma bërthamore.

“Ky do të jetë vlerësimi më i madh dhe më i gabuar dhe askush nuk dëshiron një rezultat të tillë”, shtohet në kumtesë.

Koreja e Veriut u përgjigj pasi SHBA-ja të hënën kumtoi se ka vendosur sanksione për tre përfaqësues zyrtarë koreanoverioë, duke përfshirë edhe një ndihmës të lartë të liderit të Koresë Veriore, Kim Xhong Un, për shkak të gjoja shkeljes së të drejtave të njeriut. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close