BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Konferencë për zbatimin e ligjit për kryerjen e punëve kontabiliste

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) - Konferencë në temën "Funksioni dhe zbatimi i Ligjit për kryerjen e punëve kontabiliste" do të mbahet sot në Shkup në organizim të Odës së Kontabilistëve të Maqedonisë.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Konferencë në temën “Funksioni dhe zbatimi i Ligjit për kryerjen e punëve kontabiliste” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Odës së Kontabilistëve të Maqedonisë.

Qëllimi i konferencës është zbatimi i debatit publik me hapjen e diskutimit të gjerë dhe përfshirjen e të gjitha palëve relevante, kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar të cilët janë të prekur nga Ligji për kryerjen e punëve kontabiliste, përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit e konferencës do të japin kontributin e tyre përmes komenteve adekuate, propozimeve dhe vërejtjeve për Ligjin për kryerjen e punëve kontabiliste, të cilat do të theksohen para institucioneve adekuate, për shkak të zbatimit cilësor të ligjit dhe progresin e profesionit kontabilist.

Në konferencë do të marrin pjesë të gjithë pjesëtarët relevant të sektorit gjegjësisht, kontabilist dhe kontabilist të autorizuar në Republikën e Maqedonisë, pjesëtarë të IKKA, të institucioneve dhe organizatave qeveritare dhe ndërkombëtare si dhe palët e prekura relevante.

 

Таг
Back to top button
Close
Close