0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Komisioni kuvendor nesër do ta fillojë debatin rreth amendamenteve kushtetuese

Komisioni i Kuvendit për ndryshime kushtetuese sot nuk do ta fillojë debatin për draft-amendamentet kushtetuese. Komisioni, si dhe seanca kuvendore, me pika të tjera të rendit të ditës, që ishin caktuar për sot janë shtyrë për nesër për shkak të kësaj që një nunër i madh i deputetëve do të mungojnë për shkak të seancës komemorative dhe varrimit të kryetarit të Ohrit Jovan Stojanovski, i cili ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare të shtunën.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Komisioni i Kuvendit për ndryshime kushtetuese sot nuk do ta fillojë debatin për draft-amendamentet kushtetuese. Komisioni, si dhe seanca kuvendore, me pika të tjera të rendit të ditës, që ishin caktuar për sot janë shtyrë për nesër për shkak të kësaj që një nunër i madh i deputetëve do të mungojnë për shkak të seancës komemorative dhe varrimit të kryetarit të Ohrit Jovan Stojanovski, i cili ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare të shtunën.

Kjo është faza e tretë dhe e fundit nga procedura për ndryshimin e Kushtetutës, konform Marrëveshjes së Prespës. Komisioni kushtetues  duhet t’i shqyrtojë edhe katër draft-amendamentet, dhe Raportin e Qeverisë nga diskutimi publik për draft-amendamentet, ndërsa pastaj si pikë e dytë është vendosur Propozim ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Sot me siguri nuk do të mbajë  as grupi interpartiak kuvendor për pajtim, reforma dhe integrim, e cila gjatë javës duhet të miratojë propozim tekst të ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit.

Në Kuvend sot pasdite janë paralajmëruar takime të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetëve me eurodeputetin Stelios Kuloglu dhe nobelisten për paqe të vitit 2015 Videt Buçamau, si dhe seancë e Komsionit ligjdhënës-juridik.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close