0_Web_AktualeLajme nga komunatShkup

Këshilltarët do të debatojnë për Propozim buxhetin për Qytetin e Shkupit për vitin 2019

Propozim buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019 është në rend dite në  seancën e sotme të 23-të në Këshillin e qytetit të Shkupit. 

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Propozim buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019 është në rend dite në  seancën e sotme të 23-të në Këshillin e qytetit të Shkupit.

Këshilltarët do të debatojnë edhe për miratimin e mjeteve financiare për punësimin e personave për një kohë të caktuar përmes agjencive private. Punësimi do të  jetë për periudhën prej një viti,  të përllogaritur prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2019.

Në rend dite janë disa propozim programe, mbrojta e fëmijëve dhe mbrojtja shëndetësore, për  përdorimin e  autorizuar të  transportit publik qytetar nga personat me nevoja të posaçme, për financimin e institucioneve kushtetuese dhe aktiviteteve nga fusha e kulturës, për aktivitetet në fushën e sportit, nga fusha e arsimit të mesëm, të gjitha për vitin 2019.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close