EvropëEvropë.Portal

Jelekët e verdhë i bllokuan rrethrrotullimet në Francë

 Lëvizja "Jelekët e verdhë" edhe sot proteston nëpër tërë Francën, ndërsa demonstruesit i bllokuan rrethrrotullimet në vend edhe krahas thirrjes së ministrit të Punëve të Brendshme Kristof Kastane që të largohen prej atje

Paris, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Lëvizja “Jelekët e verdhë” edhe sot proteston nëpër tërë Francën, ndërsa demonstruesit i bllokuan rrethrrotullimet në vend edhe krahas thirrjes së ministrit të Punëve të Brendshme Kristof Kastane që të largohen prej atje.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës, në demonstrata gjatë ditës së djeshme kanë dalë 33.500 persona.

Gjashtëdhjetë e nëntë mijë pjesëtarë të policisë janë sistemuar në mbarë Francën, nga të cilët 8.000 në Paris, për t’i siguruar demonstratat.

Sipas policisë, në Paris nga 168 personave të arrestuar, 115 prej tyre u janë shqiptuar masë e paraburgimit.

Demonstratat filluan vetëm pesë ditë pas shpalljes së masave nga ana e presidentit Emanuel Makron për rritjen e fuqisë blerëse. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close