
Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Shefi i delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot do të Rrugën Europiane në Çarshinë e Vjetër të Qytetit.
Gjatë vizitës së fundit në Shkup, përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë në BE dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini mori një dhuratë, një brosh filigrani nga një argjendar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Për të shprehur falënderimin e saj Mogerini i dërgoi edhe një mirënjohje argjendarit, të cilën ia dha Zhbogari.
Ky ishte inspirim për inagurimin simbolik të rrugës “Jorganxhiska”, ku ndodhet edhe argjendaria, në rrugën e BE-së. Rruga do të zbukurohet me çadra “BE-ja për ty”.