Futboll

Grizman: Mund të bëhem edhe më i mirë

Në ndeshjen e tij të 300-të në La Liga, Antoan Grizman shënoi dy gola për fitore të Atletiko Madridit ndaj Valadolidit me rezultatin 3:2. Me golat, francezi tani është lider në listën e të huajve, me më së shumti gola për Atletikon.

Madrid, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Në ndeshjen e tij të 300-të në La Liga, Antoan Grizman shënoi dy gola për fitore të Atletiko Madridit ndaj Valadolidit me rezultatin 3:2. Me golat, francezi tani është lider në listën e të huajve, me më së shumti gola për Atletikon.

“Mund të bëhem edhe më i mirë. Nuk jam në formë optimale, pasi viti ishte shumë i gjatë, e ndonjëherë më mungon shpejtësia dhe ashpërsia. Jam i lumtur që mund t’i ndihmojë ekipit tim”, deklaroi Grizman pas ndeshjes së mbrëmshme.

Ai pastaj e analizoi fitoren e vështirë kundër Valadolidit si mysafir.

“Ndeshjet si kjo asnjëherë nuk janë të lehta. Diego Simeone na paralajmëroi në pushim kur udhëheqnim me 2:0 se asgjë nuk ka mbaruar. Ishte vështirë kur barazuan, por me rëndësi është se ne megjithatë fituam. Pjesa e parë ishte shumë e fuqishme për ne dhe duhet të jemi të lumtur në përgjithësi”, shtoi Grizman. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close