Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të lagështa.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Prej 15 nëntor, hyri në fuqi obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete. Ky obligim do të vlejë deri më 15 mars të vitit 2019.

Aksi rrugor P2332 Ohër -Resnjë, përmes Parkut Nacional Galiçica (lidhja me P1307) Dogana -lidhja me A3 dhe P1301 -Trpejca), prej 15.11. 2018 deri në 01.04. 2019 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku shënohet paraqitje e mjegullës në mëngjes dhe gjithashtu është rritur edhe mundësia nga paraqitja e rrëshqitjeve të dheut. Në vendet me hije rrugët në disa vende janë të lagështa dhe për shkak të temperaturave të ulëta karakteristike për orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit ekziston mundësi edhe nga paraqitja e ngricave.

Shoqëria “Asfalt” SHPKNJP- Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtim të sistemit elektronik për pagesë të stacioneve pagesore për tatim rrugor, qarkullimi do të zhvillohet konform Lejeve për regjim të përkohshëm të qarkullimin edhe atë në:

-stacioni pagesor Romanovc në periudhë nga 15.09.2018 deri më 14.03.2019

-stacioni pagesor Gradsko në periudhë nga 01.11.2018 deri më 01.04.2019

LAMM u rekomandon shoferëve të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Prej 01.10.2018 NP “Rrugët e Maqedonisë” filiali Shtip po kryen punë ndërtimore në disa drejtime rajonale rrugore prej të cilave P-1402 prej f.Kuklish deri në f.Bansko, në R2345 nga Vinica – f.Biglla dhe në P1204 nga Sveti Nikole deri në Pavleshenci prej orës 09:00 deri në orën 17:00.

Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshimin e përkohshëm të regjimit të komunikacionit në magjistralen A2, aksi Kërçovë – Ohër (Mallareka – Sllavej) nga 10.08.2018 vendosi ndryshim të përkohshëm të komunikacionit, me devijime (kalimin nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim përkatës i komunikacionit. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Shoqëria SHPKNJP “Asfalt”-Shkup, njofton se për shkak të kryerjes të punimeve ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në përputhje me Autorizimet për regjim të përkohshëm të komunikacionit dhe atë: – pika pagesore në Gjevgjeli (në rrugën magjistrale A1, aksin Demir Kapi -Gjevgjeli) në periudhën nga 21.06.2018 deri më 18.10.2018; – pika pagesore në Romance në periudhën nga 15.09.2018 deri më 14.03.2019.

Paralajmërohen shoferët të ngasin me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur në vendet ku kryhen punime në rrugë dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në rrugë.

Nga 21.05.2018 filloi ndërtimi i rrugës së shpejtë A4, Shtip – Radovish, qarkorja Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km 28+560) në bazë të Marrëveshjes nr.1 001-EBRD/17. SHN Beton SHA Shkup njofton se prej 21.02.2018 filluan aktivitetet ndërtimore për Rehabilitimin e rrugës shtetërore P1102, aksi rrugor nga Petroveci deri në Katllanovë, në pjesën e mbikalimit Konjare drejtë Katllanovës (rruga e vjetër).

Për këtë nevojë, do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat komunikacioni në aksin e njëjtë. NN “Ilinden” – Strugë njofton se nga 30 janari i këtij viti në rrugën rajonale P-1201 nga “Biljanini izvori” – lagjja Konjsko ka filluar ndryshimi i regjimit të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Kalimi është shënuar me sinjalizim vertikal dhe horizontal.

Në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Preseka-Pesoçan) prej 3+300km deri në 5+600 km nga data 20.09.2017 është vendosur ndryshim kohor i komunikacionit (kalimi nga një anë e rrugës në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit. Në aksin rrugor Demir Kapi – Negotinë, në pjesën nga Negotina deri në vendin e quajtur Ostrovë, komunikacioni po zhvillohet nëpër njërën pjesë të autostradës së re në gjatësi prej 4 km.

Nëpër këtë pjesë komunikacionit kthehet në rrugën magjistrale P103. Shoqëria “Beton SHA Shkup” njoftoi se prej 20.10.2017 filluan aktivitete ndërtimore – rikonstruimi dhe rehabilitim i rrugës shtetërore A2 Saraj – Grupçin. Për këtë do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.

Në aksin rrugor R 1308 Makazi – v.k. Markova Noga për shkak të rrëshqitjes së dheut tek vendi i quajtur “Dollgi Rid” komunikacioni po zhvillohet vetëm në një korsi në gjatësi prej 150 metra. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat në komunikacion.

Informacioni për qarkullim përmes JASENIT

Aksi rrugor që e ndërlidh qytetin e Shkupit me Makedonski Brodin:

Shkup përmes Makedonski Brodit  07:30 – 08:30 dhe 14:30 – 15:30

Makedonski Brod drejt Shkupit  06:00 – 07:00 dhe 16:00 – 17:00

Qendra Informative

(02) 15-555

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close