
Paris, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Organizatorja e Kampionatit Evropian të Hendbollit, skuadra e Francës e fitoi medaljen e artë pasi që mbrëmë në finale arriti fitore ndaj Rusisë me 24:21 (13:12).
Ish-lojtarja e Vardarit, Aleksandra Lakaraber me gjatë gola ishte lojtarja më efektive e ekipit.
Më tepër gola në përbërjen ruse arriti Vjakireva – shtatë.
Skuadra e Francës e fitoi titullin e parë kampion Evrope.
Rusia është kampion botëror për herë të katër por edhe më tej mbetet pa medaljen e artë në kampionatin evropian. Deri tani ka pasur dy medalje argjendi dhe një bronzi nga kampionatet kontinentale.