0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Fillon programi universitar për përsosmëri profesionale të zbulimit

Fillim solemn i programit të parë universitar për përsosmëri profesionale për zbulim dhe njëherit edhe Kursi i parë i Maqedonisë për zbulim në Fakultetin për siguri dhe Agjencinë për zbulim do të mbahet sot në Shkup.

Shkup, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Fillim solemn i programit të parë universitar për përsosmëri profesionale për zbulim dhe njëherit edhe Kursi i parë i Maqedonisë për zbulim në Fakultetin për siguri dhe Agjencinë për zbulim do të mbahet sot në Shkup.

Solemniteti do të mbahet në Agjencinë për zbulim, ndërsa fjalime do të mbajnë drejtori i Agjencisë për zbulim Zoran Ivanov, dekani i Fakultetin për siguri Nikolla Dujovski dhe prodekani për shkencë dhe zhvillim të Fakultetit Marjan Gjurovski.

Me këtë projekt të ri hapet proces i ri i edukimit dhe profesionalizmit të të punësuarve në Agjencinë për zbulim. Programi për zbulim dhe analizë është kurs i avancuar universitar për përsosmëri profesionale në zbulim. Përfshin shumë sfera nga veprimi operativ, metoda të grumbullimit të të dhënave, trendet bashkëkohore të sigurimit dhe politika. Programi do të realizohet në bazë të Ligjit për arsim të lartë dhe Ligjin për Agjenci për zbulim.

Synimi i përgjithshëm i programit është që personat e autorizuar zyrtarë të marrin njohuri të unifikuara nga zbulimi, mjedisi operativ dhe trendet bashkëkohore të aftësohen me sukses për t’i mbështetur detyrat dhe obligimet e Agjencisë për zbulim të Republikës së Maqedonisë, në mjedisin e sotëm të ndërlikuar të sigurimit.

Procesi edukativo-mësimor do të realizohet përmes ligjëratave, analizave, stërvitjeve dhe formave praktike të zbatuara në mësim me mbi 150 orë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close