Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Ekspozitë në Athinë për rindërtimin e Shkupit pas tërmetit

Ekspozita "Ardhmëria si projekt/Doksiadis në Shkup" do të hapet sot në muzeun Benaki në Athinë. Ekspozita, para publikut grek për herë të parë do ta prezantojë temën në rindërtimin pas tërmetit të Shkupit dhe rolin e Konstantinos A. Dokasiadis në të.

Athinë, 17 dhjetor 2018 (MIA) – Ekspozita “Ardhmëria si projekt/Doksiadis në Shkup” do të hapet sot në muzeun Benaki në Athinë. Ekspozita, para publikut grek për herë të parë do ta prezantojë temën në rindërtimin pas tërmetit të Shkupit dhe rolin e Konstantinos A. Dokasiadis në të.

Ekspozita  dhe manifestimet shoqëruese  janë të organizuara nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, Instituti i Helsinkit për Arkitekturë dhe muzeut Benaki.

Bashkëorganizatorë janë Athina 2018 – Metropoli botor i librit – qyteti i Athinës (donator kryesor është Fondacioni  Stavros Niarhos) dhe qyteti i Shkupit.

Në ekipin përgjegjës janë Kaliopi Amigdalu, Ana Ivanovska Deskova, Jovan Ivanovski, Vlladimir  Deskov, Kostas Ciambaos, dhe ndihmëspërgjegjës Hristos Kritikos.

Ekspozita në muzeun e Athinës do të jetë e hapur nga 20 dhjetor të vitit 2018 e deri  më 17 shkurt të vitit 2019.

Таг
Back to top button
Close
Close