0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeTemë

Nga kërkimi pas selfive të përsosura deri te çrregullimet psikike dhe vdekja

Trendi i bërjes së selfive dhe tentimet që të merren sa më shumë like në rrjetet sociale janë aktuale jo vetëm në mesin e të rinjve, por edhe në mesin e më të moshuarve. Selfi bëhet në çdo vend – në rrugë, në mal, në punë, në makinë... Në rrjetet sociale mund të shihen edhe selfi fotografi të bëra në kulmin e ndërtesave të larta, majat e maleve dhe në shoqëri të kafshëve të rrezikshme të detit. Por, kërkimi pas selfit të përsosur u kushton jetë, ndërsa hulumtimet tregojnë se ato mund të shkaktojnë varshmëri dhe çrregullim psikik, po madje edhe dëmtim të lëkurës.

Shkup 8 dhjetor 2018 (MIA) – Trendi i bërjes së selfive dhe tentimet që të merren sa më shumë like në rrjetet sociale janë aktuale jo vetëm në mesin e të rinjve, por edhe në mesin e më të moshuarve. Selfi bëhet në çdo vend – në rrugë, në mal, në punë, në makinë… Në rrjetet sociale mund të shihen edhe selfi fotografi të bëra në kulmin e ndërtesave të larta, majat e maleve dhe në shoqëri të kafshëve të rrezikshme të detit. Por, kërkimi pas selfit të përsosur u kushton jetë, ndërsa hulumtimet tregojnë se ato mund të shkaktojnë varshmëri dhe çrregullim psikik, po madje edhe dëmtim të lëkurës.

Sipas fjalorit të Oksfordit, selfi është “fotografia e vetvetes, e bërë nga vetvetja“. Fjala “selfi” ka qenë fjalë e vitit në vitin 2013, kur edhe zyrtarisht është vendosur në fjalorin e Oksfordit. Ky lloj i fotografisë bëhet e famshme duke iu falënderuar rrjeteve sociale siç janë Fejsbuku, Instagrami, Tuiteri dhe Snepçeti.

Gjithnjë e më shumë njerëz humbin jetën duke bërë selfi të rrezikshme

Një studim i Bibliotekës Kombëtare Amerikane të Mjekësisë tregon se prej vitit 2011 deri në vitin 2017 kanë humbur jetën 259 njerëz, të cilët kanë tentuar të bëjnë selfi të përsosur në situata ekstreme të rrezikshme. Është brengosës fakti që ky numër është duke shënuar rritje, kështu që në vitin 2011 janë paraqitur vetëm tri raste, ndërsa tashmë në vitin 2016 ka pasur 98 raste, si dhe 93 raste në vitin 2017. Thuajse tre të katërtat e viktimave janë burra.

Sipas studimit, njerëzit bëjnë selfi të rrezikshme në të shumtën e rasteve pësojnë nga rrëzimi prej ndonjë lartësie, nga mbytja në ujë dhe nga aksidentet rrugore. Por, ka pasur edhe raste kur njerëzit në tentim për të bërë selfi kanë ndërruar jetë si pasojë e kafshëve, armëve të zjarrit dhe shpërthimeve të zjarrit.

Në Maqedoni janë regjistruar raste në të cilat të rinjtë në tentim për të bërë selfi nga treni kanë marrë lëndime të rënda trupore. Në prill të vitit të kaluar humbi jetën një djalë 15 -vjeçar, i cili pasi që kishte hipur në vagon ka prekur një kabllo elektrike me tension të lartë. Tre vite më parë në Veles ishte regjistruar një rast i ngjashëm kur një djalë mori lëndime të rënda trupore nga goditja elektrike gjithashtu duke bërë selfi nga treni. Për shkak të rasteve të këtilla atëherë ndërmarrja “Hekurudhat e Maqedonisë” filloi një projekt në mesin e filloristëve dhe gjimnazistëve “Jo selfit në tren – Ia vlen të jetosh“.

Me qëllim që të ulet rreziku nga rastet e këtilla të vdekjes, hulumtuesit rekomandojnë të vendosen zona të lokaliteteve të rrezikshme ku do të ndalohet të bëhen selfi. Kështu, në Indi, e cila bashkë me SHBA-në, Rusinë dhe Pakistanin janë shtetet me më së shumti selfi të bëra me pasoja vdekjeprurëse, tashmë në disa pjesë të caktuara është ndaluar fotografimi selfi.

Dhe përderisa njerëzit janë të gatshëm të shtrihen në binar derisa mbi të kalon treni ose të qëndrojnë në skajin e ndërtesës me qëllim që të bëjnë selfi të përsosur dhe të mbledhin më shumë like në rrjetet sociale, psikologët paralajmërojnë se bërja e selfive ndikon në zhvillimin psikik të individit.

“Zhvillimi i individit nuk mund të shqyrtohet dhe sqarohet ndaras nga mjedisi në të cilin jeton. Bërja e fotografive selfi dhe vendosja e tyre në rrjetet sociale është fenomen i popullarizuar që është përhapur gjerësisht, veçanërisht në mesin e gjeneratave të reja në shoqërinë bashkëkohore dhe si i tillë ka ndikim edhe në zhvillimin, krijimin dhe perceptimin e individit personal, sqaron prof. dr. Marijana Markoviq nga Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike i Fakultetit Filozofik në Shkup.

Ajo shton se nuk është e re nevoja për të bërë një reflektim të vetvetes që do të jetë i dukshëm për ne dhe të tjerët, dhe se ekziston që nga kohët e hershme, por shpërndarja e fotografive selfi në rrjetet sociale mundëson marrjen e një reagimi shumë të shpejtë kthyes nga të tjerët, i cili nëse është pozitiv mund të veprojë në mënyrë stimuluese në krijimin e pasqyrës pozitive për vetveten, e nëse është negativ mund ta ulë përjetimin pozitiv që e kemi për vetveten. Vendosja e fotografive selfi, shprehet Markoviq, u bë përditshmëri e zakonshme dhe pjesë e rëndësishme e jetës, kështu që nëse nuk vendoset selfi nga pushimi, kjo është njëjtë sikur nuk kanë qenë në pushim fare.

– Konsiderohet se nevoja për ekspozim intensiv (përmes mediave sociale) te të rinjtë ndërlidhet me idenë e cila vjen nga prindërit e tyre, se ata janë të posaçëm, të vetëm dhe unik, dhe se mund të arrijnë gjithçka që do të dëshirojnë. Këto janë veti që janë karakteristike për gjeneratën mijëvjeçare dhe pasmijëvjeçare, shprehet prof. dr. Markoviq.

Megjithatë, shton Markoviq, duhet të bëhet një përkufizim prej shprehive të përvetësuara tashmë që të postohen fotografi nga vetja dhe nevoja problematike për vendosjen e vazhdueshme të fotografive selfi. Sjellja e dytë emërtohet si “selfitis” dhe ajo dallohet si formë e re e çrregullimit të shëndetit mental, gjë të cilën e bëjnë të ditur praktikantët të cilët punojnë në fushën e shëndetit mental.

Kërkimi pas selfit të përsosur te disa individ shkon deri në atë skajshmëri saqë bëhet obsesion dhe krijon narcizëm, ndërsa disa prej tyre madje i nxit që t’u nënshtrohen madje edhe operacioneve plastike me qëllim që të duken më bukur. Mosmarrja e lajkeve të mjaftueshme në fotografinë selfi, paralajmërojnë psikologët, mund të ndikojë edhe në vetëbesimin e personalitetit.

” Varshmëri serioze nga bërja dhe postimi i selfive ndodhë kur personi është thuajse me obsesion, bën vazhdimisht fotografi selfi dhe disa herë në ditë i publikon në Snapchat, Facebook ose Instagram dhe kur fotografitë e tilla rregullohen që të duken më mirë sesa realiteti. Mundësia për krijimin e fotografive selfi që duken më mirë sesa realiteti kanë ndikim negativ në pranimin e selfit real fizik, ndaj vërehen raste ku të rinjtë u nënshtrohen operacioneve plastike me qëllim që të duken si në fotografinë”, sqaron prof.dr. Markoviq.

Në rastet kur do të vërehet pamundësia për kontroll nga nevoja e vendosjes së vazhdueshme të fotografive selfi në rrjetet sociale, Markoviq rekomandon që të kërkohet ndihmë profesionale.

Asociacioni psikiatrik amerikan e ndanë çrregullimin psikik nga fotografimi selfi në tri kategori edhe atë:

– disa selfi në ditë që nuk publikohen në rrjetet sociale,
– së paku tri selfi në ditë që nuk publikohen në rrjetet
– gjashtë e më shumë selfi në ditë që publikohen në rrjetet sociale.

Përdorimi i celularëve dhe bërja e selfit mund të shkaktojë edhe plakje të lëkurës

Përveç rrezeve të forta ultraviolete të diellit që përmenden si arsye për plakjen e parakohshme të lëkurës dhe për paraqitjen e kancerit, gjithnjë e më shumë si arsye përmendet edhe drita e kaltër që e emetojnë të gjitha ekranet led të celularëve dhe tabletave.

 

Kështu, edhe bërja e selfive bëhet e rrezikshme meqë me vetë afrimin e celularëve pranë fytyrës rritet rreziku nga humbja e elastinit dhe kolagjenit të lëkurës. Ekranet e celularëve zakonisht reflektojnë edhe rreze të dëmshme UV që mund të shkaktojnë alergji, plakje të lëkurës, madje edhe aktivizim të kancerit.

Krijimi i individëve të qëndrueshëm në aspektin emocional nga të rinjtë dhe arsimimi në internet si parandalim për mbrojtjen e individit nga pasojat negative të varshmërisë nga interneti

Bota e internetit, video lojërat dhe rrjetet sociale janë përditshmëri nga e cila nuk mund të ikim  dhe t’i izolojmë fëmijët tanë, por psikologët rekomandojnë që prindërit t’i ndihmojnë fëmijës së tyre që të rritet si një individ i qëndrueshëm në aspektin emocional, i cili me rezervë të caktuar do ta pranojë gjithë atë që i ofrohet në hapësirën e madhe të internetit.

– Të rinjtë janë “autoktonët digjital”, ata rriten në një botë digjitale, botën e internetit, video lojërave dhe rrjeteve sociale, mendojnë për veten dhe për botën rreth vetes të ndërmjetësuar përmes teknologjisë bashkëkohore. Ekzistimi i realitetit digjital nuk mund të kontestohet ose mohohet, ajo është e pranishme. Ajo që të moshuarit mund ta bëjnë është që t’u ndihmojnë të rinjve që të zhvillojnë vetëdije dhe përgjegjësi për sjelljen që e manifestojnë në botën virtuale, të vetëdijesohen se një sjellje e caktuar e tyre “onlajn” mund të shkaktojë lëndim emocional të dikujt tjetër në botën “oflajn”ose ta vendosë veten në situatë të rrezikut potencial. Të stimulohet pranimi i vetes dhe të tjerëve, të zhvillohet ndjenja e ndërgjegjes dhe përgjegjësisë për veprimet personale, zhvillim të ndjenjës për empati dhe mbështetjen e të tjerëve, rekomandon prof. dr. Markoviq.

Biljana Anastasova – Kostiq

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close