0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Dimitrovski: Në Maqedoni do të mbeten gjithnjë e më pak inxhinerë

Në Maqedoni dhe në të gjitha shtetet nga kjo hapësirë ka mungesë gjithnjë e më të madhe nga kuadrot inxhinierike, e posaçërisht nga kuadrot e mira profesionale me autorizime. Këtë çështje Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar nuk mund ta zgjidh vetë, por kjo duhet të bëhet së bashku me ata që i marrin vendimet në shtet, ministritë, qendrat strategjike për zhvillim....Ndjenja e jonë është se në Maqedoni në të ardhmen do të mbeten gjithnjë e më pak inxhinerë, thotë Mile Dimitrovski, kryetar i Odës së arkitektëve dhe inxhinerëve të autorizuar në intervistë për MIA-n.

Shkup, 16 dhjetor 2018 (MIA) – Në Maqedoni dhe në të gjitha shtetet nga kjo hapësirë ka mungesë gjithnjë e më të madhe nga kuadrot inxhinierike, e posaçërisht nga kuadrot e mira profesionale me autorizime. Këtë çështje Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar nuk mund ta zgjidh vetë, por kjo duhet të bëhet së bashku me ata që i marrin vendimet në shtet, ministritë, qendrat strategjike për zhvillim….Ndjenja e jonë është se në Maqedoni në të ardhmen do të mbeten gjithnjë e më pak inxhinerë, thotë Mile Dimitrovski, kryetar i Odës së arkitektëve dhe inxhinerëve të autorizuar në intervistë për MIA-n.

Kjo, thotë ai, është më tepër çështje shoqërore, politike dhe sociale, e jo çështje e produksionit.

“Profesioni i inxhinerit nuk është shumë atraktiv. Nëse shikojmë në aspektin sociologjik ose në përgjithësi në zhvillimin e shteteve do të vërejmë se tani familjet kanë nga një ose dy fëmijë dhe janë shumë të kujdesshëm se ku do ta orientojnë fëmijën e vet që të ketë ardhmëri. Shumë familje vendosin se profesioni i tillë i vështirë nuk është për fëmijlën e tyre, se është më mirë të jetë mjek ose jurist, avokat…Më së shpeshti njerëzit në profesionet tona i imagjinojnë në një pallto të kaltër, me një helmetë në kokë, në vendndërtim ose në fabrikë. Njëheri profesionet e inxhinerit mbetën të vështira edhe sipas mënyrës së marrjes së diplomës dhe sipas mënyrës së fitimit. Po ashtu Bashkësia evropiane rastësisht ose me qëllim i hap kufijtë dhe i tërheq, posaçërisht inxhinerët, mjekët, që të shkojnë drejt Evropës Perëndimore, duke u dhënë kushte më të volitshme”, thotë Dimitrovski.

Si kuriozitet, ai thotë se vitin e kaluar nga 15 bursa të miratuara për studentë nga fakultetet e elektroteknikës, vetëm dy janë paraqitur që ta shfrytëzojnë.

“Kur i pyetëm 13 të tjerët pse nuk e kanë marrë bursën pasi ajo do të thotë të ardhura, ata thanë – presim ta marrim diplomën e Maqedonisë dhe menjëherë të shkojmë në Evropën Perëndimore. Këtë nuk duhet ta injorojmë si proces. Kjo ndodh edhe në Fakultetin e makinerisë, teknologjik. Duhet të gjejmë mekanizma tjerë se si inxhinerët tanë të mbeten në shtet”, thekson Dimitrovski.

Në Maqedoni ka prej 26.000 deri 27.000 inxhinerë. Autorizime u duhen atyre me angazhim sipas Ligjit për ndërtim, respektivisht atyre cilët janë inxhinerë në ndërtimin investues. Prej 7.000 inxhinerëve të paraqitur për autorizim, 3.500 janë aktivë me autorizime të vlefshme të odës. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close