Admirali Fogo: NATO-ja në një të ardhme të afërt do të dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë
NATO-ja e vlerëson avancimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë dhe shpresojmë se në një të ardhme të afërt do t'u dëshirojmë mirëseardhje si aleati i 30-të në Aleancën Veriatlantike, deklaroi sot komandanti i Komandës së Bashkuar të forcave aleate në Nepoli, admirali Xhejms Fogo, pas takimit me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.