Jeta ushtarake në Afganistan: Pesëdhjetë pjesëtarë të ARM-së në kontribut për paqe
Në më shumë se pesë mijë kilometra largësi nga vendi i tyre, 49 pjesëtarë të forcave ushtarake të Maqedonisë krah për krahë me ushtarët e vendeve-anëtare të NATO-s, por edhe me vendet tjera partnere kujdesen për këshillim, trajnim dhe asistim të forcave të sigurisë afgane në suaza të misionit të NATO-s "Përkrahje Vendimtare". Maqedonia në Misionin e NATO-s u përfshi nga vetë fillimi i saj, më 1 janar të vitit 2015, ndërsa paraprakisht ka marrë pjesë edhe në misionin ISAF.