Storje

Me biçikletë nga Velesi në Bruksel kundër kancerit dhe për referendum të suksesshëm

Pesëdhjetë e shtatëvjeçari, Vane Mihajllovski më 5 shtator u nis nga Velesi drejt Brukselit, ku dje arriti për t'i bartur dy mesazhet që i flenë në zemër: mos u frikësoni nga kanceri, ai mund të fitohet dhe votoni "për" më 30 shtator për shëndetësi më të mirë dhe jetë më cilësore.

Bruksel, 24 shtator 2018 (MIA) – Pesëdhjetë e shtatëvjeçari, Vane Mihajllovski më 5 shtator u nis nga Velesi drejt Brukselit, ku dje arriti për t’i bartur dy mesazhet që i flenë në zemër: mos u frikësoni nga kanceri, ai mund të fitohet dhe votoni “për” më 30 shtator për shëndetësi më të mirë dhe jetë më cilësore.

Vanen e takuam në Brukselin me shi, një ditë pas ardhjes së tij në kryeqendrën evropiane, në biçikletën e tij, të mbështjellë me flamurin evropian dhe të Maqedonisë. Energjik, i disponuar dhe i qeshur, askush nuk do të mendonte se ky njeri vetëm para disa muajsh ka qenë midis jetës dhe vdekjes.

Para shtatë muajve, Vane Mihajllovski përjetoi goditje në tru i cili siç thotë, në njëfarë mënyre e “ka shpëtuar” pasi, gjakderdhjet të cilat i ka marrë pas goditjes i kanë alarmuar mjekët se diçka nuk është në rregull. Një muaj pas sulmit Vanes i është diagnostikuar kancer në zorrën e trashë në fazë progresive, rrëfen ai për MIA-n, i ulur në një kafene afër Komisionit Evropian në Bruksel, me çaj prej mentes së freskët në dorë.

Për shkak të sulmit në tru mjekët e kanë këshilluar të mos pranojë kimioterapi, prandaj ai kishte vendosur që pas operacionit t’u japë mundësi terapive natyrale, si ciklamin të egër me mjaltë dhe vaj kanabisi. Por, jo prej asaj që e shesin në farmacitë, na thotë Vane.

Përveç terapive natyrale, ai i është përkushtuar aktivitetit fizik, edhe pse doktorët e kanë paralajmëruar të ketë kujdes dhe të pushojë dhe veçanërisht të mos ngjitet lart në lartësi mbidetare pas sulmit në tru.

Sot Vane akoma ballafaqohet me rrezikun prej kancerit në gjëndrat limfatike, por nuk heq dorë nga aktiviteti fizik, veçanërisht çiklizmi. Gjithsesi ai bën kujdes që të mos mbajë pesha të rënda, mban rrip rreth stomakut dhe nuk harron të pushojë, gjë që nuk e ka penguar ta ngasë biçikletën dhjetëra kilometra nëpër kodër. Kështu edhe ka vendosur që për 18 ditë me biçikletë të shkojë nga Velesi në Bruksel dhe t’u dërgojë mesazh njerëzve që të mos kenë frikë nga kanceri.

“Kur dëgjojnë për kancerin, njerëzit menjëherë mendojnë për vdekjen, rrëfen Vane. Nuk është ashtu, nuk duhet të demoralizohen, me aktivitet fizik hidhet aciditeti i cili e ushqen kancerin dhe duhet të jesh në natyrë, pasi që ajri i vret qelizat malinje”, thotë ai.

Ван точак

Ky është mesazhi të cilin ua dërgon të gjithë të prekurve nga kanceri por edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët duhet të votojnë referendumin e 30 shtatorit, thotë Vane, pa dallim nëse janë pro apo kundër.

“Unë do të votoj “pro” në referendum”, thotë me krenari dhe i hedh poshtë thirrjet për bojkotim.

Rrëfen se kur i është zbuluar tumori, ai veçmë ka qenë mbi shtatë centimetra.

“Tumorit 7,70 cm i duhen tetë vite të rritet, ndërsa mjekja që më trajtonte, më trajtonte pesë vite, si është e mundur të mos e shohë? Kisha vështirësi, gazra, fryrje të stomakut, ndërsa ajo gjatë gjithë kohës më thoshte se është në bazë nervore, është në bazë nervore dhe në vend të ilaçeve për stomak më jepte ilaçe për kokë!

 

Para dyzet ditëve i ka ndërruar jetë i ati. Edhe për këtë tragjedi ai fajin e shikon tek shëndetësia. I ati ka mbërritur me dhimbje dhe të përziera, por edhe pas katër ditëve mjekët ende nuk kanë caktuar diagnozë. Para saktë dyzet ditëve, i ati ka kërcyer nga dritarja e spitalit…Si është e mundur? pyet Vane.

Pse nuk është caktuar diagnozë, pse i ati nuk është trajtuar dhe si është e mundur që pacienti të mos ketë qenë nën mbikëqyrje, janë disa nga shumë pyetjet të cilat ky luftëtar i parashtron, dhe për të cilat beson se një nga përgjigjet qëndron në procesin e anëtarësimit në BE, proces i cili duhet të mundësohet në qoftë se qytetarët e pranojnë Marrëveshjen më 30 shtator.

Por, shëndetësia nuk është dhimbja e vetme e Vane Mihajllovskit.

Si anëtar i VMRO-DPMNE-së nga viti 1991, ai thellësisht është i dëshpëruar nga partia jo vetëm që ajo nuk ka qëndrim të qartë për referendumin, por edhe për shkak të mënyrës me të cilën qeveriste 11 vite.

Në vitin 2013, rrëfen ai, partia ia ka mbyllur radio stacionin, CD Radio nga Velesi.

Thotë se që nga viti 2008 kanë filluar presionet për shkak të punës profesionale të gazetarëve të tij, se probleme ka pasur për shkak të asaj që u ka lënë hapësirë në eter personave të afërt me opozitën e atëhershme, por edhe për shkak të qëndrimeve të cilat i ka paraqitur në profilin e tij në Fejsbuk.

“Pronarëve të firmave të cilët reklamoheshin tek unë u thoshin që të ndërpresin, përndryshe u kërcënoheshin se do t’u lëshojnë inspektim nga DAP, dhe kështu u humbën reklamat”, thekson Vane.

Vane ka tentuar të gjejë zgjidhje përmes bashkëreklamimeve, por sot shpreh keqardhje se pse nuk ka vendosur më shpejt t’i vendosë çelës derës për shkak se e ka humbur edhe kursimin në këtë mënyrë.

“Mbeta pa të holla, dhe pa radio dhe me të punësuar në rrugë, dhe nuk jam vetëm unë”, rrëfen ai. 

Mihajllovski ka edhe shumë tregime të tjera për presione, frikësime, kërcënime gjatë sundimit të garniturës së kaluar, por ajo që thellësisht e tmerron, thotë, është kur dëgjon se si politikanë të caktuar bëjnë thirrje për bojkot të referendumit, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në vende të BE-së dhe NATO-s, apo atje kanë banesa dhe shtëpi.

“Shumë egoiste dikush që ka vjedhur 11 vite, i ka shkolluar fëmijët në Evropë, kanë banesa në vende të BE-së dhe NATO-s dhe të na thotë se është e tmerrshme, mos guxoni! Është hipokrizi dhe keqardhje për popullin!

Thotë edhe se ka dëshmi se kanceri i është zhvilluar për shkak të të gjitha streseve që i ka përjetuar tërë këto vite me mbylljen e radios dhe largimin e të punësuarve.

“Pasi që më operuan, atë që e prenë e dhashë për analizë ADN-je, të shoh nëse është e trashëguar apo nga ushqimi dhe e dini cili ishte rezultati? Stresi!. Nuk ishte e rastësishme, mbi gjithë atë ishte…

“Më vjen mirë që nuk iu nënshtrova atyre kërcënimeve, pata kërcënime se do të më dërgojnë në polici, më bastisnin sepse shkruaja në Fejsbuk, u pengonte kur shkruaja për Gruevskin, për Ilija Dimovskin, më dërgonin tek Goran Grujevski dhe më thonin ndalo së shkruari. U thashë më morët gjithçka, ma mbyllët radion”, tregon Vane.

Ван точак

Për shkak të të gjitha presioneve, pas çdo gjëje vendosi të marrë pasaportë bullgare dhe të ikë. Thotë se sot i vjen keq që në të kaluarën i ka kritikuar ata që kanë marrë pasaporta bullgare dhe se atëherë e kishte kuptuar. Iku përtej kufirit dhe u nis për të punuar në Itali, ndërkaq u kthye në Maqedoni kur Oliver Spasovski ishte emëruar ministër i Punëve të Brendshme. Megjithatë Vane edhe më tej ka librezë partiake të VMRO-DPMNE-së, por konsideron se emri “VMRO” nuk përvetësohet në mënyrë partiake dhe kërkon riemërtim të partisë së tij amë.

“VMRO”, thotë Vane, i takon tërë popullit maqedonas.

Sonte ai është i ftuar në pritjen të cilën e organizojnë përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në Bruksel me rastin e ditës së pavarësisë, ndërsa nesër do të niset për në Maqedoni.

E pyetëm se nëse do të kthehet përsëri me biçikletë.

“Dëshirova por nuk do të arrija me kohë për referendumin”, u përgjigj me të qeshur dhe u largua për të shëtitur nëpër Brukselin e zymtë.

Tanja Milevska

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close