Storje

Hallvë tradicionale nga Tearca

Hallva është lloj deserti. Ndoshta midis më të vjetërve në këtë nën qiell. Ka mbetur nga stërgjyshërit e tanë. Shpesh përgatitet edhe sot, posaçërisht nëpër fshatra. receta tradicionale është tejet e thjeshtë, vetëm me disa përbërës, por duhet të jesh mjeshtër që ta ofrosh shijen mirë të njohur.

Shkup, 7 tetor 2018 (MIA) – Hallva është lloj deserti. Ndoshta midis më të vjetërve në këtë nën qiell. Ka mbetur nga stërgjyshërit e tanë. Shpesh përgatitet edhe sot, posaçërisht nëpër fshatra. receta tradicionale është tejet e thjeshtë, vetëm me disa përbërës, por duhet të jesh mjeshtër që ta ofrosh shijen mirë të njohur.

алва

“Ky është desert i varfër. Më herët njerëzit nuk kanë pasur se çfarë të hanë ëmbël dhe kanë shpikur diçka shumë të thjeshtë. Nuk kanë pasur vaj, madje në vend të tij, kanë përdorur gjalpë, më së shpeshti nga lopët. Me siguri nga atëherë është receta, por nga kush saktësisht, nuk e di. Përgatitja aspak nuk është e komplikuar. Merret një litër vaj, një kilogram miell. Korrelacioni duhet të jetë një me një. Mund të bëhet edhe në sasi më të mëdha. Zihet, gjegjësisht fërgohet nga dy deri në 2,5 orë, varësisht se sa vaj dhe miell kemi vendosur. Sa më e madhe është sasia, aq më mirë”, thotë Adem Haliti nga Tearca.

Derisa fërgohet mielli me vajin, në një sobë tjetër vendoset ujë të vlojë. Sasia është e pabazë, sipas syrit.

алва

“Nuk guxon të fillojë fërgimi i miellit paralelisht pa u vendosur ujë që të vlojë sepse kur do të fërgohet mielli, menjëherë shtohet uji i vluar me përzierje të njëkohësishme. Ndërsa tani, është shumë e rëndësishme të dihet kur mielli është fërguar që, madje, kuptohet në bazë të ngjyrës, e cila është specifike ngjyrë kafe, si karamele, dhe secili mjeshtër e njeh. Në fakt, edhe nuk duhet patjetër të jesh mjeshtër, mjafton që të jesh me përvojë. E njëjta vlen edhe për ujin. Sa do të vendoset, tregon mielli”, shpjegon Haliti.

Është shumë e rëndësishme që në gjithë marifetin duhet të kesh kujdes që të mos digjet mielli. Nuk guxon aspak as t’i vijë aromë e djegur.

алва

“Kur do ta shtojmë ujin dhe mirë do ta përziejmë me miellin e fërguar, vendosim sheqer, sipas dëshirës. Madje duhet të kemi kujdes që hallva të jetë mjaftueshëm e ëmbël. Përziejmë mirë dhe atëherë hallva është gati”, thekson bashkëfolësi jonë.

Pas sheqerit, në hallvë shtohet rrush i thatë, ndërsa mund të pasurohet edhe me lajthi, arra, bajame…

алва

Më bukur është që hallva të hahet e freskët, derisa është e ngrohtë, as e ftohët e as shumë e nxehtë.

“Hallvë nuk mund të bëjë secili. Saktësisht, receta duke shumë e thjeshtë, por duhet ta qëlloni. Hallva nuk guxon të tejet tepër e lëngshme ose tepër e fortë”, potencoi Haliti.

Ai shpesh bën hallvë edhe në shtëpi. Ndonjëherë për qejf, ndonjëherë për festa.

“Posaçërisht hallvë përgatitet kur mbushen shtatë ditë pasi dikush të vdesë. Në atë rast përgatitet edhe ndonjë ëmbëlsirë tjetër, por hallvë duhet patjetër të ketë në tryezë”, shtoi nikoqiri.

алва

E gjetëm në Ditët e fasules në Tearcë, manifestim që fshati e organizon çdo vit. Në kazan kishte 11 kilogramë miell dhe 11 litra vaj, që ishte e mjaftueshme, siç tha Haliti, të hanë rreth 350 persona. Vendosi 10 kilogramë sheqer.

софра

 Marijana Çakarova

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close