Storje

Ekspozitë për tërmetin e Shkupit kushtuar brigadierëve të rinj

Ekspozita  e Muzeut të Qytetit të Shkupit në përkujtim të tërmetit të Shkupit  këtë vit i është kushtuar rolit të brigadave punëtore rinore për rinovimin dhe ndërtimin e Shkupit. Qytetit të rrënuar  së pari në ndihmë i erdhën të rinjtë nga  dy brigadat studentore të Universitetit të Shkupit "Mirçe Acev" dhe "Mite Bogoevski".

Shkup, 19 korrik 2018 (MIA) – Ekspozita  e Muzeut të Qytetit të Shkupit në përkujtim të tërmetit të Shkupit  këtë vit i është kushtuar rolit të brigadave punëtore rinore për rinovimin dhe ndërtimin e Shkupit. Qytetit të rrënuar  së pari në ndihmë i erdhën të rinjtë nga  dy brigadat studentore të Universitetit të Shkupit “Mirçe Acev” dhe “Mite Bogoevski”.

Lajmi për katastrofën në të cilën jetët e humbën 1070 njerëz, ndërsa mbi 3000 u lënduan, ata i zuri në një aksion të punës për ndërtimin e autostradës “Vëllazërim-Bashkimi”. Ishin në turnin e korrikut (njëra brigadë e vendosur  në rrethinën e Smederevës, e dyta rrëzë Avalës në afërsi të Beogradit) dhe në mëngjesin e 27 korrikut janë nisur për në Shkup. Në hapësirën me barë (te SPQ “8 Shtatori” dhe poliklinika “Bukuresht”) filluan t’i vendosin tendat  për banim të përkohshëm.

Населба 1

Brigadierët rinor nga Maqedonia, të cilëve  u janë bashkangjitur edhe  brigada të tjera aleate rinore,  kanë marrë pjesë në ndërtimin e barakave  të cilat deri në fund të vitit i kanë zëvendësuar tendat. Ata u kanë ndihmuar njerëzve të lënduar dhe kanë punuar në gërmimin e varreve  ku i kanë varrosur viktimat.

“Nga Vëllazërim- Bashkimi” 63 deri në Shkupin “63”

Momentet e ditëve të para pas katastrofës janë përjetësuar në fotografi të cilat mund të shihen në ekspozitën “Nga Vëllazërim-Bashkimi 63” deri në Shkupin “63”, e cila do të hapet në Muzeun e Qytetit të Shkupit më 26 korrik dhe do të mund të vizitohet  deri në shtator. Ekspozita do ta tregojë kompleksitetin e brigadierëve dhe entuziazmin e tyre rinor në dëshirën të ndihmojnë.

Autorja e ekspozitës, këshilltare-historiane në Muzeun e Qytetit të Shkupit Zoja Bogdanovska, për MIA-n thotë se deri tani nuk ka pasur ekspozita të tilla dhe shumë pak është shkruar për rolin e brigadave rinore. Ajo edhe e ka nxitur në idenë. Në 15 pano do të tregohen  më shumë se 100 fotografi të cilat i dokumentojnë ngjarjet e 27 korrikut, tekste dhe incizime të regjistruara derisa  brigadat rinore kanë punuar në Shkup.

Музеј-земјотрес

“Duke filluar nga 27 korriku, kur dy studentët e parë të brigadës nga Universiteti i Shkupit, të cilët në korrik kanë punuar në autostradën “Vëllazërim-Bashkimi”, kthehen në Shkup. Menjëherë përfshihen  në të gjitha aktivitetet – nga pastrimi i rrënojave shpëtimi i trupave të ngujuar, një pjesë e tyre ishin vullnetarë  në varrezat e Butelit dhe ndihmonin në gërmimin  e varreve për qytetarët e vdekur. Në ditët e para ata fillojnë  me ngritjen e tendave dhe ndërtojnë lagjen rinore në të cilën më 5 gusht u sistemuan  11 brigada  rinore  nga IRJM-ja,  të cilët vinin nga autostrada. Brigadat nga tërë Jugosllavia së bashku me brigadat e Shkupit këtu e fillojnë jetën. Lagjen e kanë quajtur “Vëllazërim – Bashkimi”. Me ta së bashku kanë punuar edhe inxhinierë sovjetik – ushtarë, të cilët gjithashtu ishin të rinj dhe moshatarë me brigadierët, si dhe ushtarët e Armatës popullore Jugosllave nga garnizoni i Shkupit”, thekson Bogdanovska.

Në muajt e ardhshëm, deri në fund të vitit 1963, është rritur numri i brigadierëve  që kanë marrë pjesë në ndërtimin e Shkupit. Në turnet e korrikut deri në tetor kanë marrë pjesë brigada nga e tërë Jugosllavia, ndërsa në dy muajt e fundit të vitit (nëntor dhe dhjetor) brigadat u bënë republikane, katër nga Shkupi dhe nga një nga Ohri, Kumanova, Tetova, Shtipi dhe Manastiri.

Населба 2

Nga 5 gushti deri në fund të gushtit , thotë Bogdanovska, në Shkup ka pasur rreth 840 brigadierë. Në ndërrimin e dytë (shtator-tetor) kanë qenë 850 në 14 brigada dhe në ndërrimin e tretë (nëntor – dhjetor) 500 brigadierë në nëntë brigada republikane. Brigadierët e fundit për shkak të urgjencës së punës kanë punuar në kushte dimri që nuk ka qenë karakteristike për aksionet rinore të punëtorëve, të cilat gjithmonë janë organizuar në verë.

“Ende nuk ishin ndërtuar mjaft strehimore të përkohshme, shkupjanët ende jetonin në lagjet me tenda, ndërsa me vjeshtën erdhën edhe shirat e parë, të cilat ishin shumë vërshuese. Në mënyrë të veçantë kujtohet shiu i fuqishëm nga nata mes 5 dhe 6 tetorit kur gjithë lagjja u përmbyt. Atëherë brigadierët kishin rol të madh sepse kanë arritur gjatë natës ta evakuojnë gjithë lagjen Park nga Parku i Qytetit. Jo vetëm qytetarët, por edhe orenditë shtëpiake të tyre. Në të njëjtën kohë ata ngritnin tenda tenda në Taftalixhe dhe atje e transferojnë gjithë lagjen Park. Në dimër më nuk ka tenda në lagjen e studentëve, por janë ndërtuar baraka të përshtatshme për jetesë në kushte dimri. Brigadat nga fundi i vitit 1963 i bëjnë punët përfundimtare nga ndërtimi i lagjeve të reja Gjorqe Petrov 1 dhe 2, Hekuranë dhe Maxhari”, thekson Bogdanovska.

Барака

Krahas fotografive, ekspozita do të shfaqë edhe sende autentike, si emblema të brigadave, uniformë brigadiere, grada të marra për punën e autostradës dhe për punën në Shkup. Në disa vitrina do të shfaqet edhe periodikën e atëhershme – gazeta që kanë raportuar për detyrat  e brigadave të punuës, diploma, dekorime, telegrame ngushëllimi nga organizatat rinore të Jugosllavisë.

Në pjesën e jashtme të Muzeut të Qytetit të Shkupit do të vendoset edhe një lagje e improvizuar brigadiere me tenda dhe 43 flamujt me emrat dhe simbolet e të gjitha brigadave që kanë marrë pjesë në Shkup. Lagjja në ambient autentik do ta përshkruajë jetën e të rinjve nga gushti deri në dhjetor të vitit 1963.

Maxhoski: Studentët treguan inkurajim të madh në ditët e para

Mes sendeve që do të mund të shihen në ekspozitë është edhe shiriti me Kartën e dekorimit të cilin shkupjani Dushan Maxhoski në vitin  1964 e mori nga presidenti i RSFJ-së, Josip Broz Tito për angazhimin në shpëtimin e qytetarëve në tërmet dhe ndërtimin e lagjeve.

Музеј-земјотрес

“Dekoratën që e kam marrë është mirënjohje e madhe dhe shenjë se edhe unë kam lënë një kokërr në mozaikun e madh të solidaritetit dhe humanizmit”, thotë Dushan Maxhoski (1938) për MIA-n, i cili atëherë ka qenë student i Fakultetit Bujqësor dhe anëtar i brigadës “Mirçe Acev”.

Ka qenë në turnin e korrikut të aksionit rinor për ndërtimin e autostradës “Vëllazërim-Bashkimi”. Ende, siç thotë, në kujtesë të freskët i ka ngjarjet e fundit të korrikut – muajin që e kanë filluar të lumtur, të dërguar në stacionin hekurudhor nga më të afërmit e tyre në caktimin e detyrës.

Возот

“Lajmin e dëgjuam më 26 korrik dhe ishim në shok. Shumica prej nesh, studentët, ishim nga Shkupi dhe kishim familje, familjarë dhe miq. Ishim nën  stres sepse nuk dinim çfarë po ndodh me ata. Më rëndë nga gjithçka ishte që vetëm para 26 ditëve qytetarët e Shkupit na dërguan në ndërtimin e autostradës të stacionit hekurudhor. Nga kjo hapësirë, ku sot është muzeu, ne u nisëm me këngë dhe flamuj, të gjithë të disponuar sepse shkojmë në aksion vullnetar dhe në një jetë studentore kolektive”, tregon 80-vjeçari Maxhovski.

Kanë marrë urdhër menjëherë të nisen për në Shkup dhe brigada e tyre së bashku me brigadën “Mite Bogoevski” janë nisur për në rrugë. Kanë mbërritur në Shkup më 27 korrik në orët e hershme të mëngjesit, të pritur nga kryetari i atëhershëm i Komitetit Qendror të Rinisë në Shkup Dragoljub Stavrev. I kanë stacionuar në vendin ku kanë filluar ta ngritin lagjen e brigadierëve të të rinjve.

Добредојде

Porosia e Titos kthehet në mur

“Shkupi përjetoi një katastrofë të paparë, por Shkupin sërish do ta ndërtojmë me ndihmën e të gjithë komunitetit. Kjo do të bëhet një krenari dhe simbol i vëllazërim-bashkimit, të solidaritetit jugosllav dhe botëror”.

Një ditë pas tërmetit shkatërrues, 27 korrik 1963, presidenti i RSFJ-së Josip Broz Tito e ka thënë këtë deklaratë. Brenda bazamentit të LNÇ në vitin 1974 në fasadën lindore të Muzeut të Qytetit të Shkupit (objekti i stacionit të vjetër hekurudhor) porosia e Titos është përjetësuar me shkronja të polisterolit.

Музеј-земјотрес

Ato u larguan në vitin 2001, me pretendim për shkak të rikonstruktimit të muzeut. Deri në vitin 2010, kur muri është rikonstruktuar, deklarata e Titos mundej të lexohet nga  gjurma e ngjitëses me të cilën janë vendosur.

Букви лепак

Me rastin e 55 vjetorit të tërmetit dhe me vendim të Qytetit të Shkupit janë bërë shkronja të reja nga polisteroli i fortë i ngurtësuar dhe mbishkrimi do të zbulohet të hënën, 23 korrik, në suaza të shënimit të përvjetorit.

Музеј-земјотрес

Vendosja e tyre në fasadën lindore filloi dje. Kanë ngjyrë të verdhë – të artë si dhe shkronja autentike të cilat në objekt qëndronin që nga viti 1974 deri në vitin 2001. Janë  prerë në mënyrë kompjuterike dhe janë përpunuar nga kompania kumanovare “Fragmat”.

Është zgjedhur font më bashkëkohor, më të trasha nga ato të mëparshmet, por me lartësi prej 35 centimetrave gjegjësisht më të vogla se  ato origjinalet sepse hapësira është më e vogël pas rikonstruktimit të murit para tetë viteve.

Музеј-земјотрес

Drejtoresha e Muzeut të Qytetit të Shkupit, Frosina Zafirovska deklaroi se ata kishin paramenduar që shkronjat të jenë ose nga pleksiglasi ose nga çeliku. Megjithatë, tha, pleksiglasi është i shtrenjtë dhe i ndjeshëm nga ndikimet atmosferike. Nga çeliku kanë hequr dorë sepse duhej të vendoseshin duke shpuar, por do të nënkuptonte që të bëhej edhe sfond i ri i murit, sepse për atë nuk janë të përshtatshme akuapanelet e vendosura gjatë rikonstruktimit. Polisteroli doli si zgjidhje më adekuate, ndërsa pritet edhe që të jetë afatgjatë, duke e pasur parasysh se shkronjat e vjetra kishin mbijetuar disa dekada, edhe pse ishin nga polisteroli i thjeshtë dhe ishin prerë me dorë.

Zafirovska thotë se nuk e di shkakun për largimin e tyre nga fasada e muzeut para 17 viteve, sepse nuk ishte në udhëheqësi atëherë. Por ka përfundimin e saj, të cilin, siç tha, e kanë edhe shumë të tjerë.

Музеј-земјотрес

“Nuk kishte haber nga rikonstruktimi. Ai mur qëndronte ashtu edhe dhjetë vite. Kjo, definitivisht, ishte ideologjike, kur filluan të ndërrohen edhe emrat. Shumë vite qytetarët pyesnin se përse janë larguar shkronjat”, tha Zafirovska.

Josip Broz Tito është personi i dytë i cili ishte shpallur qytetar nderi i Shkupit, ndërsa i pari në Shkupin e pavarur – më 13 nëntor të vitit 1964. Presidenti i ish-Jugosllavisë e kishte vizituar Shkupin 16 herë. Herën e parë më 11 tetor të vitit 1945, ndërsa herën e fundit më 5 tetor të vitit 1978.

Qytetari nderi i parë i shpallur i Shkupit (i shpallur në seancë të jashtëzakonshme solemne në Këshillin e komunës në vitin 1921) ishte dr. Ivan Ribar – kryetar i Kuvendit Kushtetues të Mbretërisë së Jugosllavisë, pjesëmarrës në LNÇ që nga viti 1941 dhe kryetar i Kryengritjes së parë dhe të dytë të KAÇKM. Sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit, qytetarë nderi të Shkupit janë edhe 14 personalitete nga bota.

Музеј-земјотрес

Muzeu i Qytetit të Shkupit ekziston nga viti 1949, ndërsa në hapësirën e stacionit hekurudhor të dikurshëm është vendosur nga fillimi i vitit 1970. Secilin vit ai organizon ekspozita tematike për tërmetin të cilat janë financuar nga Qyteti i Shkupit. Muzeu është edhe më adekuat për ngjarje në përkujtim të katastrofës sepse edhe vetë i ka pasojat e saj. Si dhe kohën e ndaluar në orën 5 e 17 në orën mbi hyrjen.

Hatka Smailoviq

Foto: Frosina Naskoviq / Muzeu i Qytetit të Shkupit – fotografi nga ekspozita.  

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close